Të rraskapitur, por dhe të lumtur. Katër fëmijët e mitur që u shpëtuan pasi brodhën për 40 ditë në xhunglën kolumbiane po pushojnë në një spital ushtarak në Bogota, ndërsa Kolumbia feston “mrekullinë”.
“Sapo pashë nipërit e mbesat e mija. Para së gjithash ata janë gjallë. Edhe pse janë shumë të rraskapitur, tashmë janë në duar të sigurta(mjekësh)”, u tha gazetarëve gjyshja e tyre Fidencio Valencia, një vendase nga fisi Uitoto, 47 vjeçe.
“Ata janë të lumtur që shohin familjen…,” tha gjyshi i tyre, i veshur me një ponço tradicionale në qafë, përpara spitalit ushtarak në kryeqytetin kolumbian. “Ata janë fëmijë të shkretëtirës dhe dinë të mbijetojnë në xhungël”.
Si arritën të mbijetojnë katër fëmijët në xhungël?
“Në fillim mbijetuan duke ngrënë pak miell (që ishte në aeroplan) dhe më pas fara”, shpjegoi gjyshi i tyre.
Pasi u endën për 40 ditë në xhunglën Guaviare në Amazonë, Leslie (13), Soleini (9), Tien Noriel (4) dhe Christine (1) u gjetën të gjallë nga shpëtimtarët të premten pasdite.
Më 1 maj një avion i vogël i tipit Cessna 206 u rrëzua në pyllin e Amazonës në jug të Kolumbisë. Më 15 dhe 16 maj në avionin e rrëzuar u gjendën kufomat e tre të rriturve. Bëhej fjalë për pilotin, një drejtues indigjen dhe nënën e fëmijëve të humbur, Magdalena Mucutui Valencia. Me shpresën e gjetjes së fëmijëve në Kolumbi filloi një aksion i gjerë kërkimi i ushtrisë me 160 ushtarë dhe 70 indigjenë. Fëmijët i përkisnin fisit Huitoto ose Vitoto, që janë të familjarizuar me xhunglën. Ata mësojnë herët të notojnë, të kapin peshq dhe të mbledhin bimë të ngrënshme. “Ata ia kanë dalë më forcën e vet”, tha presidenti Petro. Ky është shembull për mbijetesën që do të hyjë në histori.
Ushtria ka njoftuar se po vazhdon kërkimin për Wilson, qenin nuhatës, një 6-vjeçar Malinois, i cili u zhduk ditët e fundit në bimësinë e dendur. “Parimi ynë: nuk lëmë askënd pas”.
Ishte natyra luftarake e Leslie, motrës më të madhe, që i lejoi ata të mbijetonin, thotë gjyshja. “Ajo zakonisht kujdesej për vëllezërit e motrat e saj kur nëna e tyre ishte në punë. U dha të hanin miell, bukë kazava, fruta të shkurreve”.
Sipas Organizatës Kombëtare të Popujve Amerikanë të Kolumbisë (Opiac), një faktor i rëndësishëm që luajti një rol në mbijetesën e tyre është fakti që ata janë indigjenë, është kjo lidhje shumë e veçantë me natyrën që përcakton karakterin e tyre.
“Mbijetesa e fëmijëve është një dëshmi e njohurive dhe marrëdhënieve që njerëzit indigjenë ruajnë me natyrën, një lidhje që mësohet që nga koha kur ata janë në barkun e nënës së tyre,” shkroi Opiac në një deklaratë.