Aktualitet Zbulohet shkaku i zjarrit që shkrumboi lokalin e Noizyt

Zbulohet shkaku i zjarrit që shkrumboi lokalin e Noizyt

Në orët e para të mëngjesit të sotëm lokali “ZINS” i babai të këngëtarit të njohur, Rigels Rajku i njohur me emrin e artit, Noizy në zonën e Currilave në Durrës, u përshi nga flakët. Sipas policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhej në njoftimin e policisë.

Ndërsa në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se për shkak të kësaj ngjarjeje ai do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.

Pak kohë më parë Noizy u përfshi në një konflikt të hapur me një tjetër reper të njohur me nofkën Cllevio Serbiano. ky i fundit u shoqërua në policia pas denoncimit të Noizy për përndjekje dhe kërcënime.