Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka folur në seancën e sotme parlamentare edhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Balla theksoi se Shqipëria është gjithmonë pranë popullit të Kosovës, e nga ana tjetër si shtet anëtar i NATO-s duhet të jetë në një linjë me aleancën euro-atlantike.
“Një tjetër që vjen si për shkollë nate dhe propozimi ishte për një debat për situatën e Kosovës. As nuk duan t’ja dinë për Shqipërinë, por e duan Kosovën dhe Shqipërinë për debatin politik të ditës, për ta përdorur si mish për top për të gjuajtur Kryeministrin e qeverinë. Shqipëria është gjithmonë pranë popullit të Kosovës, por mos harroni që jemi vend anëtar i NATO-s, falë së cilës u bombardua për afro dy muaj Beogradi dhe falë asaj kemi sot Kosovën shtet sovran dhe që Shqipëria doni apo s’doni ju anti-amerikanët e asaj fund salle duhet të jetë me një linjë me aleancën euro-atlantike. Vjen njëri që sa ka ardh thuaj ti se do marrë armët dhe do shkojë të përballet atje. Populli i Kosovës ka nevojë për Shqipërinë dhe Shqipërinë këtu e ka.”
Qëndrimin e opozitës për këtë çështje e cilësoi si një mënyrë të tyren për të akuzuar Kryeministrin e qeverinë dhe për ta përdorur situatën e Kosovës për debat politik të ditës.