Me debate ka vijuar mbledhja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku ishte thirrur për të raportuar kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.
Raportimi ka nisur me debate mes deputetit të PD Ervin Salianji dhe kreut të komisionit të sigurisë Nasip Naço, i cili ndërpreu mbledhjen për 5 minuta dhe vendosi që do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe me praninë vetëm të personave që kanë certifikatë sigurie.
Ervin Salianji: Më jep fjalën…
Nasip Naço: Ja kam dhënë zonjës fjalën dhe kur të mbarojë ajo do flasësh.
Ervin Salianji: Më lër të shpjegoj..
Nasip Naço: E latë me dyer të mbyllura, le të shpjegojë zonja…Seanca do vazhdojë me dyer të mbyllura.
Ervin Salianji: Më jep fjalën mua…
Nasip Naço: 3 minuta shpjegim zonja dhe pastaj do vazhdojë.
Ervin Salianji: Nuk e bëni ju si ju do qejfi. Më jep fjalën këtu, hape.
Nasip Naço: Po jo mo…
Ervin Salianji: Hape se do ta…
Nasip Naço: Ti kujton se më lëviz ndonjë qerpik mua?
Ervin Salianji: Po ti kujton se…. po mirë pra s’ke për të bërë mbledhje. S’ke për të bërë mbledhje pra. Shko bëje në sallë tjetër. Me kë talleni ju këtu? Ç’a e dini?
Nasip Naço: 5 minuta pushim, seanca do vazhdojë me ata që kanë certifikatë sigurie në përputhje me ligjin. Nuk e shkel ligjin. Unë personalisht nuk e shkel. Kështu që 5 minuta pushim, kush nuk ka certifikatë ju lutem duhet të largohet nga salla.