Politika Video-skandali i Safet Gjicit, Berisha refuzon ta komentojë: Nuk është faji im...

Video-skandali i Safet Gjicit, Berisha refuzon ta komentojë: Nuk është faji im që…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të komentojë video skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë Kukës.

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se për këtë rast mbase do të flas ndonjëherë tjetër.

“Nuk është faji im nëse për ju janë kaq atraktive temat erotike për ju, por nuk kam ndërmend të komunikoj sot për to, njëherë tjetër po”, tha Berisha gjatë konferencës për diskutimin e projektligjit të PD për minimumin jetik.

Berisha është shprehur se PD-ja së bashku me ekspertë të fushës kanë përgatitur ligjin që sipas tij, e detyron çdo qeveri që të përcaktojë fondin e minimumit jetik.

Berisha, ndër të tjera ka thënë se paratë për vendosjen e minimumit jetik janë, por ka akuzuar qeverinë se vjedh qytetarët.