Rreth 30 granata që dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në fshatin Ballë të Përmetit.
Granatat u gjetën në afërsi të banesës së 50-vjeçarit A.K., i cili i konstatoi teksa po kryen punime ndërtimi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar forcat xheniere, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.