Aktualitet SPAK sekuestrohen kamerat e bashkisë së Kukësit. Vajzës në video i ndalohet...

SPAK sekuestrohen kamerat e bashkisë së Kukësit. Vajzës në video i ndalohet largimi nga Shqipëria

SPAK ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bashkinë e Kukësit pas publikimit të video skandalit ku shfaqet ish-kreu i dorëhequr i bashkisë Safet Gjici teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë.

Një plan marrëveshje dhe projekt për sterizilimin e kujdesin ndaj qenve të rrugës, rezulton të jetë dorëzuar nga Alma K. 40-vjeçarja e cila u shfaq në një video seksi me Safet Gjicin.

Oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK, kanë sekuestruar këtë plan-marrëveshje dhe projektin e dorëzuar nga Alma K. në bashkinë e Kukësit, dokumente këto që implikojnë Gjicin në favorizim dhe korruptim të zyrtarit të lartë, duke përfituar favore seksuale nga Alma K.

Alma K. rezulton të ketë paraqitur në bashkinë Kukës një projekt-plan për ngritjen e një qendre grumbullimi të qenve endacakë në bashkinë Kukës.

Plani përmban firmën e disa ambientalistëve dhe ekspertëve që janë pjesë e shoqatave për mbrojtjes e kafshëve.

Ende ky plan nuk kishte marrë konkretizimin e bashkisë Kukës, por tashmë dokumentet janë sekuestruar në kuadër të hetimeve që SPAK po heton Gjicin, për dhënien e favoreve.

Hetuesit pritet të verifikojnë të gjitha hyrje daljet e vajzës në ambientet e bashkisë para dhe pas datës 6 qershor, ditë në të cilën rezulton se është regjistruar edhe videon e bërë publike.

Ndërkohë burime nga SPAK bëjnë me dije se, vajzës që shfaqet në videon e bërë publike i është ndaluar e drejta për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë.