Kreu i qeverisë Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm të gjithë ndjekësit e tij me një video nga aksi Tepelenë-Kurvelesh.
Rama lajmëron se transformimi i këtij aksi, është bërë gjatë qeverisjes së tij.
‘Nga një shtet torturues në një rrugë turistike që çliron potenciale të rritjes ekonomike dhe mirëqënies së kësaj zone’,-shkruan Rama.
Statusi i tij
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të transformimit të aksit Tepelenë-Kurvelesh nga një shteg torturues në një rrugë turistike që çliron potencialet e mëdha të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së kësaj zone me bukuri të jashtëzakonshme, ju uroj një ditë të mbarë”.