233 bimë kanabis të kultivuara në Dibër u asgjësuan nga policia.
Operacioni antidrogë u finalizua në fshatin Bufull në Selishtë. Për veprimtarinë e paligjshme u arrestua një 62-vjeçar, i cili në momentin që iu vunë prangat ishte duke ujitur bimët.
Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni janë asgjësuar 519 bimë kanabis në territorin e bashkisë Mat, ku u vu në pranga 1 shtetas e u shpall në kërkim 1 tjetër.
Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon, bën me dije policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.