Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv foli për marrëdhënien mes popullsisë vllahe dhe shqiptare.
Xhufi tregon se përse vllehët kërkuan që të bashkoheshin me shqiptarët dhe ngjashmëritë mes dy popujve.
“Në Çamëri kishte popullsi vllahe. Vllahët dhe Rumania, kërkuan që zona e Pindit dhe Maqedonisë Jugperëndimore, ajo zona e Prespës, t’i atashoheshin shtetit shqiptar dhe ishte një tezë që u mbrojt me forcë. Pastaj me ndërhyrjen e Greqisë, u bënë më tolerantë. Vllahët shfaqen që ne shekullin e X në dokumente dhe banonin në Maqedonie, Kosovë, Mal të Zi dhe po në Shqipëri. Ishin një faktor i rëndësishëm, ndonëse i shpërndarë, megjithëse në fund i asimiluan.
Manastiri ka qenë me shumicë shqiptarë dhe vllahe, pastaj kishte grekë dhe sllavë. Por kanë qenë këto popullsi deri në fillim të shekullit të XX. Pastaj u asimiluan, edhe me dhunë madje. Në Greqi ka pasur dhunë të madhe.
Ka pasur tragjedi të mëdha popullsia vllahe e Greqisë. Vllahët kërkoni bashkimin me Shqipërinë. Kjo ide depërtoi edhe në politikën e shteteve të mëdha. Vllahët me shqiptarët kanë shkuar jashtëzakonisht mirë. Aq mirë sa edhe autorët bizantinë nuk po i dallonin dot në ishin shqiptarë apo vllahë sepse edhe veshjet i mbanin shqiptare.
Pra vllahët visheshin si shqiptarë në shekullin e XVI, të pushtimit osman. Kështu thoshin dokumentet. Personazhet që dalin në historinë e Epirit, një Bogoi i cili e quan arvanito-vllahos, pra jep dy kombësi, ngaqë ishin të njëjtë. Kjo tregon një simbiozë pozitive të këtyre komuniteteve, e cila ka vazhduar edhe në ditët tona”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.