Kosova “Përshkallëzimi po bëhet i rrezikshëm”, Borrell i alarmuar me arrestimet e serbëve...

“Përshkallëzimi po bëhet i rrezikshëm”, Borrell i alarmuar me arrestimet e serbëve në veri dhe retorikën nga Serbia

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Ai shprehet i alarmuar nga kjo situatës si pasojë e arrestimeve të serbëve të Kosovës, marshimit të FSK-së në Mitrovicë dhe nga retorika e Serbisë.

Sipas Borrell, përshkallëzimi po vijon dhe po bëhet i rrezikshëm, por thekson se BE-ja nuk do ta tolerojë.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, shkruan ai.

Paraditen e sotme, 215 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë marshuar në jug të Mitrovicës nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër, duke u kthyer sërish në bazë. Po, ashtu, Policia e Kosovës arrestoi një serb, i cili dyshohet për përfshirje në sulm të anëtarëve të KFOR-it më herët gjatë protestave. Këto veprime janë parë me shqetësim nga shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.