Kryeministri Edi Rama ka dhënë pëlqimin e tij publikisht se për postin e kreut të Kuvendit do të donte të ishte Gramoz Ruçi.
I ftuar në ‘Top Story’ Rama tha se shpreh dakordësinë e tij 100%.
“Për mua 100 përqind po. Tani shpresoj mos të kem telefonatë pas emisionit që të më thotë: S’më ke pyetur mua. Për mua po, 100 %”, tha Rama.
Rucci është përmendur në media prej ditësh se do të jetë pasuesi i Ilir Metës në krye të Kuvendit.