Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do të zhvillojë vizitë në Shqipëri në datën 4 Korrik.
Ish-Presidenti amerikan do të vijë për herë të parë në vendin tonë.
Bill Clinton ka qenë Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në periudhën 1993-2001.
Në një deklaratë televizive të pak ditëve më parë, kryeministri Edi Rama foli për një dhuratë që priste nga SHBA më 4 Korrik, që përkon me ditëlindjen e tij dhe me Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata ngriti hamendësime se dhurata mund të ishte liberalizimi i vizave për shqiptarët. Por, kur u pyet nga gazetarët në konferencën e fundit për shtyp në lidhje me këtë, Rama nuk dha detaje, por tha se dhurata që shpresonte mund të mos i kënaqë që të gjithë. Tani është e qartë që “dhurata” është vizita e Bill Clinton.