Extra Zhaklin Lekatarit nuk i del inati me Kiara Titon, ironizon linjën e...

Zhaklin Lekatarit nuk i del inati me Kiara Titon, ironizon linjën e rroba banjove të moderatores

Kiara Tito ka prezantuar së fundmi projektin e saj më të ri, të cilën kishte kohë që e paralajmëronte: linjën e rrobave të banjos.

Teksa biznesi i saj u prit mirë dhe një pjesë e mirë e produkteve janë ‘Sold out’ që tani, ka patur edhe disa ironizime e komente negative mbi iniciativën e moderatores.

Një ndër të ishte edhe Zhaklin Lekatari që ka pasur përplasje të shumta me Kiarën dhe duket se nuk i ka dalë inati. Lekataru postoi në storyn e saj një foto të disa kunja dhëmbësh, me caption-in që dukej që ishte thumbim për Kiarën:

“Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Soon në tregun shqiptar”-shkruan ajo, duke ironizuar edhe çmimet.