Extra Sulmoi Kiarën, Luizi i kthehet keq Ronaldos: Hajde merr 5 mijë eurot...

Sulmoi Kiarën, Luizi i kthehet keq Ronaldos: Hajde merr 5 mijë eurot se do ngelesh pa punë

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Kepi i VIP-ave”, Ronaldo Sharka ka deklaruar se beson që moderimi i emisionit duhet t’i falej atij, e jo Kiara Titos.

Për këtë gjë kanë diskutuar edhe personazhe të tjerë, një pjesë ishin dakord e një pjesë jo, duke e kthyer këtë deklaratë në një nga temat e diskutimit në këtë format.

Lidhur me këtë gjë, ka reaguar edhe Luiz Ejlli, i cili nëpërmjet një ‘story’ në Instagramin e tij, tregon se do donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë.”

“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bëshin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrshin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”- është shprehur Ejlli.

Luizi nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka ironizuar keq Ronaldon, duke i thënë hajde merri 5 mijë eurot se do ngelë pas punë.

“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen e flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5000€ meqë do ngelesh pa punë”, ka shkruar ai.