Bill Clinton ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Tiranë. I emocionuar, Clinton u shpreh se nuk ka fjalë për të përshkruar gjithë pritjen e veçantë që i është bërë sot nga populli shqiptar.
Ai falenderoi kryeministrin Edi Rama për fjalimin hapës dhe faktin që përmendi kontributin e ish-Presidentin amerikan në çlirimin e Kosovës.
“Faleminderit! Jam pa fjalë! Mendoj që po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë, nuk do thosha asgjë. Jam vërtet pa fjalë! Kryeministër, ministra, të ftuar e gjithë populli shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite dua t’ju falenderoj për këtë moment që do ta ruaj si thesar gjithë jetën time. Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu dhe gjithmonë e pyesja si po ndihesh sepse gjithmonë doja të vija, dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik, mund të flas në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike, dallimet filozofike, ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, ne jemi të angazhuar për lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Jam shumë mirënjohës për atë që Kryeministri tha për Kosovën, ai e di e shumë prej jush e dinë që unë dhe Hillary jetojmë në New York ku ka shumë shqiptarë, nuk eci dot rrugës pa i parë. Po ecja dhe kalova mbi restoranteve shqiptare dhe njerëzit më treguan mbi axhendën këtu, pra një javë para se të largohesha. Dua po kështu, t’i them faleminderit kryeministrit për fjalët e tij për politikën e qasjen time, që e ndoqa bashkë me Tony-n, për mua është e rrënjosur çfarë është në rrugën politike. Chelsea na nxori tre fëmijët e tij në telefon dhe na kujtoi gjithë qëllimin, kur dëgjoj shumë gjëra që thuhen në Amerikë e në botë që kanë synim të na përçajnë, për të justifikuar një trajtim që është i padrejtë, kur e pashë të ndodhte në Kosovë e Bosnje gjithë ato vite më parë, e pashë të ndodhë si djalë i ri në vendlindjen time, për fëmijët që u mohohej të shkonin në shkollë për shkak të racës së tyre, sa herë e kam parë këtë gjë në jetën time shumë të gjatë, kurrë nuk ka pasur lidhje me të vërtetën, por është bërë për të fituar pushtet nga ata njerëz që shtyjnë kufijtë dhe mendojnë se Zoti ka krijuar njerëz të epërm. Për rininë e jashtëzakonshme këtu dhe praninë e grave në këtë qeveri, për të rinjtë mbresëlënës që folën, disa prej tyre mbanin emrin tim, ju kërkoj të mos shkurajoheni përballë asaj që po ndodh, sepse këto probleme i kanë rrënjët te një impuls që është më i lashtë se edhe besimet tona fetare, ka pasur gjithnjë një frikë se në momentin që shkojmë përtej, diçka e keqe ndodh. Sërish, shihini këto fëmijë, gëzimi i madh ndodh kur ne hapemi ndaj mundësisë që çdo person i vetëm mund të marrë.
Edhe njëherë, e kam të vështirë të them diçka për atë që është bërë sot, mësimet thelbësore të jetës time nuk janë ato që mësova në universitet apo në valën e zgjedhjeve, i kam mësuar kur isha djalë i vogël kur rritesha duke parë njerëzit teksa jetonin jetën e tyre dhe jam ndjerë përherë se fjala dhe nderi kishin një vlerë konstante për çdokënd. Është e rëndësishme të pranojmë se dallimet tona kanë rëndësi dhe të ndihemi të lirë, e të jemi në gjendje të dëgjojmë njëri-tjetrin, por mos të harrojmë se e vetmja mënyrë me të cilën do të lejohen të gjithë të kenë zërin e tyre është nëse e themi fort se të qenit njerëz dhe humanizmi vlen më shumë”, tha Clinton gjatë fjalimit.
Bill Clinton flet për situatën në Veri të Kosovës: Ta ndalim këtë marrëzi
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, gjatë fjalës në ceremoninë në nder të tij në Tiranë shprehu shqetësimin për situatën në veri të Kosovës.
Clinton i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të tërhiqet dhe t’i tregojnë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse, duke iu referuar të drejtave të pakicave serbe në Veri.
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të krijohet duke pasur këtë tension, qytetarët ka nevojë që t’u thuhet u duhet të votojnë. Nëse mendoni për këto 4 qyteza, shumë larg nga çdo laborator modern shkencor, ku modelohet sjellje që po e nxit botën sot, pasi drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje t’i tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithëpërfshirëse”, tha Clinton.