Politika Bill Clinton tregon historinë e veçantë që i ndodhi me një kamarier...

Bill Clinton tregon historinë e veçantë që i ndodhi me një kamarier shqiptar në New York

Bill Clinton dekorohet me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”

Bill Clinton ka zhvilluar sot një vizitë historike në Tiranë. Fjalimin e tij, ai e mbylli duke inkurajuar të rinjtë shqiptarë që të ushqehen me idetë e bashkimit dhe njerzillëkut.

Ai madje rrëfeu një moment që tha se ka shenjuar në jetën e tij, kur një kamarier shqiptar në New York iu ul në gjunjë dhe e falenderoi për kontributin e tij në Kosovë.

“Miku im Nelson Mandela ka qenë një gjeni për mënyrën si përballonte sulmet ndaj tij dhe u mbajt në burg për një kohë të gjatë, por nuk kishte rëndësi, ai mendonte për mënyrën si ai do ngrihej. Në momentin që Mandela u nxor nga burgu dhe personat me ngjyrë po shihnin Mandelën, ai sheh një vajzë të bukur me sy bojëqielli, ajo i tha “Ti je Presidenti im” e ai i tha “Po jam për pak kohë, por nëse ti mëson shumë e punon shumë ti mund të jesh një presidente”. I thotë një 5-vjeçareje që ajo mund të bëhet presidente. Kjo është ajo që unë ndjeva kur pashë këta fëmijë sot, dua të vazhdoni kështu, na duhen modele dhe ndonjëherë vendet me popullsi më të vogla mund t’i shohin njerëzit si njerëz të udhëheqin rrugën për ne.

Qysh prej kohës kur kam lënë Shtëpinë e Bardhë, një kur isha në një restorant në New York, kur një kamarier erdhi për të marrë porosinë, uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë, më tha “falë teje familja ime është gjallë” dhe njerëzit e tjerë me të cilët isha nuk e kishin idenë, u shpjegova se ishte një shqiptar nga Kosova, ai foli pak për jetën familjare dhe vazhdoni kështu, mos i hidhni njerëzit poshtë kur ju zhgënjejnë. Ju keni ndërtuar një gjë të lavdishme. Dikur ju ishit një derë e zymtë e mbyllur, tani jeni një derë e hapur. Faleminderit që morët drejtuese gratë e OJQ-ve dhe i larguat nga shqetësimet e tmerrshme në Afganistan, faleminderit që keni treguar se duhet ndërtuar një botë ku të jetojmë të gjithë bashkë, gjithë pjesa tjetër është muzikë në sfond”.

Clinton dha një mesazh të bukur në mbyllje të fjalimit.

“Më lini t’ju them se kur vjen në moshën time pyet veten pse njerëzit shpenzojnë kaq shumë energji të shkatërrojnë të tjerët për aq pak gjë. Ndodh shumë shpejt, jeta ikën, mbaron dhe gjithçka vlen është nëse i ke lënë gjërat më mirë se i ke gjetur, nëse fëmijët kanë një të ardhme më të ndritur nëse jeni bashkuar në vend që të ndaheni. E në këto kohëra kur jemi përballur me sfidën ekzistenciale që paraqet ndryshimi i klimës për jetën tonë, ti u thua po këtyre gjërave dhe gjithë gjërat e tjera nuk kanë më vlerë. Sot më dhatë një dhuratë të madhe, më të madhe se nderi, më latë të shoh se çfarë bëhet për të ardhmen, në një vend ku e shkuara mund ta kishte vrarë. Vazhdoni kështu, Zoti ju bekoftë!”.