Nata më e madhe në muzikë ka nxjerrë në pah çastet më të paharrueshme të modës. Dhe yjet nuk na zhgënjyen, teksa kaluan në tapetin e kuq në këtë 61-vjetor të çmimeve Grammy në Qendrën Staples në Los Anxhelos të dielën.
Cardi B, Lady Gaga dhe Katy Perry luftuan për të dominuar në tapetin e kuq, me një shfaqje mahnitëse.
Nga treshja, ishte Cardi që dominoi, duke dalë fytyra e modës, me një veshje mahnitëse të Mugler 1995 Couture. Në paraqitje si Aphrodite, e mbushur me perla të grumbulluara në majë të kokës, fustan në formë guaske, ajo kishte nevojë për 5 ndihmëse që të lëvizte.
Nuk mungoi edhe shkwlqimi i Jennifer Lopez, Miley Cyrus, Camila Cabello dhe Kylie Jenner.