Aktualitet Dhunohet për spital ish-deputeti i PS, policia shpall në kërkim nipat e...

Dhunohet për spital ish-deputeti i PS, policia shpall në kërkim nipat e Arben Ndokës

Ditën e djeshme në Lezhë persona të paidentifikuar kanë sulmuar dhe dëmtuar ish-deputetin e PS-së dhe ish kreun e PS në Lezhë, Agustin Marku.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur teksa Marku ka dalë nga një kafene në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë.

Marku mësohet të ishte vetëm kur disa persona e kanë goditur me shqelma dhe grushte.

Ai ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije se K. Ndoka 21 vjeç dhe S.Ndoka 18 vjeç janë shpallur në kërkim si autorë të ngjarjes. Burime konfidenciale nga policia bëjnë me dije se dy të rinjtë janë nipat e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Ngjarja konfirmohet edhe nga Policia e Lezhës por Marku nuk ka bërë kallëzim për këtë.

Agustin Marku konfirmon incidentin, por thotë se nuk ka dijeni për personat që e kanë bërë dhe për motivet.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 20.02.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve: K.N. 21 vjeç dhe S.N. 18 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta 2 shtetas dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Lezhë, para një lokali, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A.M. 54 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.

Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi A.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale për dy vëllezërit u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.