Chelsea ka vendosur t’i thotë “jo” interesimit të Milanit për të nënshkruar me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja.
21-vjeçari shihet si pjesë e planeve të Mauricio Pochettinos, pavarësisht ndryshimeve rrënjësore të skuadrës së tij në “Stamford Bridge” këtë verë.
Milani kryeson listën e klubeve duke përfshirë West Hamin e interesuar për shqiptarin dhe dëshiron të sigurojë një marrëveshje huazimi me opsionin e blerjes përfundimtare pas një viti.
Megjithatë, Chelsea është i prirur të mbajë Brojën në “Stamford Bridge”, ndërsa ai është në prag të rikthimit të tij pas rikuperimit nga një dëmtim afatgjatë në gju i pësuar dhjetorin e kaluar.
“Blutë” e kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Romelu Lukaku dhe nuk pritet të nënshkruajnë me një sulmues qendror këtë verë.
Ata planifikojnë që Broja të konkurrojë me Nicolas Jackson për një vend titullari.