Aktualitet FOTO: Këta janë 5 të arrestuarit e kapur me 400 mijë euro...

FOTO: Këta janë 5 të arrestuarit e kapur me 400 mijë euro ekstazi në Tiranë, mes tyre dhe një vajzë 28-vjeçare

Policia e Shtetit ka arrestuar mbrëmë pesë persona për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Personat në foto janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija, të cilët u kapën me 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

5 personat, mes tyre dhe një vajzë 28-vjeçare u kapën në kryqëzimin e rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’.

Ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit.

Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë.

Përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparate celularë u sekuestruan.

Dozat e drogës sintetike ishin me ngjyrë kafe dhe kishin logon e markës së luksit, Louis Vuitton.