Aktualitet Koncesioni i sterilizimit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurimit për 8...

Koncesioni i sterilizimit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurimit për 8 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 8 të arrestuarit për koncesionin e sterilizimit.

Gjatë seancës, të dyshuarit kanë kërkuar masa më të buta sigurie. Avokatja e ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, Elvira Hysa, kërkoi masë më të butë sigurie se “arresti në burg” edhe kundrejt garancisë pasurore.

Masat:

-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”

-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”

-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Marsela Serjana: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh:” dhe “shpërdorim detyre“

-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”

-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”