Kjo javë të thotë ta ulësh pak ritmin dhe të nisësh të reflektosh, të gjesh pak qetësi shpirtërore dhe një qëllim të ri për të ardhmen tënde.
Dashi
Prapavija e Uranit në shenjën e Demit nis të hënën dhe të motivon të fuqizosh financat dhe të punosh për projekte që do të të sjellin një dorë të mirë parash. Hëna e plotë në Peshq gjithashtu, të nxit që të shërohesh nga e shkuara dhe t’i mundësosh vetes shanse të reja.
Demi
Është momenti që të rifillosh një cikël të ri. Do të mësosh shumë, do të gjesh motive të tjera dhe do të ribashkohesh me miqtë dhe njerëz të çmuar, që për arsye të ndryshme kanë mbetur në të shkuarën. Këtë javë, do të kesh mundësi që të zgjidhësh një konflikt familjar.
Binjakët
Lëri ca gjëra të shkojnë. Prapavija e Uranit në Dem të çliron nga disa zakone që të mbajnë peng të së shkuarës. Do të kesh një mundësi të re në sferën profesionale dhe kjo do të të ndihmojë që të fitosh më shumë përvojë.
Gaforrja
Ti, edhe pse s’e ke me shumë qejf, e di se sa e rëndësishme është të krijosh kontakte me njerëzit dhe të bisedosh dhe takohesh me personat që ta kanë bërë jetën më të bukur. Do të ritakohesh me njerëz me të cilët ndan shumë kujtime dhe histori dhe me shumë gjasa, do të bësh një udhëtim të shkurtër, në të cilin do të mësosh shumë gjëra të reja.
Luani
Jeto si ke ti dëshirë, Luan! Urani të garanton disa zgjidhje të shpejta dhe produktive në fushën e karrierës. Mirëprit suksesin dhe duartrokitjet e njerëzve që të rrethojnë. Një valë e re romantike do të të përkundë, sidomos të mërkurën, kur do të ndodhë dhe Hëna e plotë te Peshqit.
Virgjëresha
Gëzuar ditëlindjen, Virgjëreshë! Urani do të të frymëzojë që të aplikosh në jetë gjërat që ke mësuar gjatë viteve të fundit. Një qasje e re në romancë dhe intimitet do të ndryshojë për mirë lidhjen tënde.
Peshorja
Gërmo më thellë, që të gjesh diamante. Lidhja jote sentimentale do të shkojë në një nivel të ri dhe do të prezantohesh me autenticitetin dhe empatinë. Të dyja këto, do të të bëjnë që ta njohësh edhe më mirë personin tjetër. Një energji e re do të të shtyjë që të ndryshosh rutinën aktuale me një të re, edhe më të shëndetshme.
Akrepi
Prapavija e Uranit të tregon se lidhja dhe kimia me një person tjetër, nuk është punë aq e thjeshtë. Duhet që të arrish ta gjesh dhe ta menaxhosh atë si duhet. Gjatë kësaj jave do të shkëmbesh mendime dhe ndjesi me dikë mjaft interesant, me të cilin nuk do të jesh aq enigmatik/e sa zakonisht.
Shigjetari
Vendos ca qëllime të vogla që të arrish më shpejt në destinacion. Një projekt i ri të ka rritur shpresat shumë dhe ndoshta këto pritshmëri s’janë shumë të realizueshme. Ulu pakëz me këmbë në tokë dhe vendos disa synime që arrihen më lehtë. Ty të pëlqejnë shumë sfidat, por s’duhet lënë pas logjika.
Bricjapi
Më shumë art, më pak mendime për punë. Prapavija e Uranit të thotë se mund ta shijosh jetën plotësisht, edhe pa menduar gjithnjë për punën. Lexo mes rreshtave dhe vëzhgo sjelljet e njerëzve që të rrethojnë. Ndoshta do të mësosh shumë prej tyre, në çdo drejtim.
Ujori
Këtë javë do të zbulosh “shtëpinë” brenda vetes. Do të pranosh veten për atë që je, me të mirat, të këqijat, defektet dhe gjërat që mund të përmirësosh. Hëna e plotë te Peshqit të motivon që të kesh një këndvështrim të ri rreth financave, gjithashtu, sjell edhe zhvillime dhe kthjellim në aspektin e dashurisë.
Peshqit
Fol dhe mbroje veten, sepse askush nuk do e bëjë për ty! Komunikimi po shkon drejt një kursi më të mirë dhe produktiv, ndaj përfito nga rasti. Hëna e plotë te Peshqit të sjell funde dhe fillime të reja, ndaj ji sa më vigjilent/e ndaj njerëzve që duan të largohen dhe hyjnë në jetën tënde. Në të dyja rastet, mbaje derën hapur.