Skënderbeu vazhdon me ecurinë pozitive, ndërsa për të dytën javë radhazi ka marrë pikët e plota.
Korçarët morën fitoren minimale 1-0 ndaj Dinamo City-t, me këta të fundit që ende nuk kanë shijuar pikën e parë në Kategorinë Superiore.
Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë Skënderbeu mori një “dhuratë”.
Një autogol i Behiratche në minutën e 49’ zhbllokoi sfidën dhe u dhuroi tre pikët vendasve.
Pas javës së dytë Skënderbeu kryeson me gjashtë pikë, teksa Dinamo City renditet në vend të nëntë me zero pikë.