Bobo Vieri, “viktimë” e një tentative vjedhjeje së bashku me gruan e tij, Costanza Caracciolo. Ngjarja ka ndodhur në një restorant të Milanos, gjatë një darke me miqtë.
“Jemi në darkë dhe dikush erdhi dhe donte të vidhte telefonin, – shkroi ish-futbollisti në rrjetet sociale, – por e kapëm dhe e larguam”.
Me këtë rast, ish-sulmuesi i shquar italian u bëri thirrje të gjithë ndjekësve të tij, duke iu kërkuar që “të kenë kujdes, sepse këta lloj hajdutësh marrin një fletë dhe e vendosin në telefon dhe më pas marrin telefonin dhe fletën. Në Milano duhet të keni kujdes”.
Hajduti tentoi ta grabiste Bobo Vierin me teknikën e “fletës”.
Metoda konsiston në afrimin me një copë letre shumë të madhe, zakonisht një hartë rrugore apo edhe një fletushkës, dhe marrjen e plaçkës duke u paraqitur si turistë.
“Fatmirësisht, falë ‘Striscia la Notizia’ dhe Valerio Staffelli, ne njohëm teknikën e zakonshme të ‘fletëve’ dhe shmangëm vjedhjen e dy telefonave në tavolinë. Pra, faleminderit edhe juve”, – shkroi Costanza në Instagram.