Kryesore Lënë mënjanë përplasjet/ Rama dhe Osmani takohen të buzëqeshur

Lënë mënjanë përplasjet/ Rama dhe Osmani takohen të buzëqeshur

Pas takimit me kreun e shtetit, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Edi Rama.

Referuar pamjeve të shpërndara nga Kryeministria, Osmani ka qenë për një vizitë disaminutëshe me kreun e qeverisë në zyrë, ku dhe i ka dhuruar një libër.

E ndërsa më pas, nën shoqërinë e delegacioneve në këmbë, janë drejtuar nga vila nr.30, në ish-Bllok. Osmani dhe Rama kanë pasur në të kaluarën disa përplasje ‘të ftohta’, por që duket që i tashmë i kanë lënë pas.

Osmani, pas takimit me Ramën, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka njoftuar se me kreun ekzekutivit shqiptar ka pasur një “bisedë përmbajtësore” lidhur me të ardhmen evropiane të të dy vendeve.

“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka shkruar presidentja Osmani.