Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vite burg ish-efektivin e Policisë Ludian Zaimin, për vrasjen e kolegut të tij, Çaush Saliasin, në ambientet e Komisariatit Nr 3 në Tiranë. Ai u gjet fajtor nga treshja gjykuese pas disa seancash ku u dëgjuan dëshmi të kolegëve tij për ngjarjen e rëndë që u shënua në Maj të 2022.
25-vjeçari Zaimi u trajtua me gjykim të zakonshëm nga gjykata, pasi më herët togat e zeza refuzuan kërkesën për gjykim të shkurtuar për shkak të akuzës së vrasjes së punonjësve të policisë. Ludian Zaimi qëlloi me armën e zjarrit tip pistoletë në drejtim të kolegut të tij gjatë mbledhjes së darkës në ambientet e Komisariatit.
Edhe pse fillimisht, iu riu dhe mbrojtja e tij pretenduan papërgjegjshmëri përballë ligjit për shkak të medikamenteve të përdorura prej tij për depresionin, Prokuroria arriti në konkluzonin se ai nuk kishte probleme të shëndetit mendor.
Vrasja e policit Çaush Saliasi në ambientet e Komisariatit Numër 3 nga Ludian Zaimi sipas prokurorisë ka ardhur për shkak të zënkave të vazhdueshme që kishin patur në të shkuarën dhe faktit se viktima e bullizonte shumë autorin.