Nuk zhgënjejnë skuadrat e mëdha në raundin e parë të ndeshjeve në grupet e Championsit. Barcelona, e cila sezonin e kaluar nuk mundi të kalonte as grupet, e ktheu në stërvitore ndeshjen me Antëerpin e Arbnon Mujës, duke fituar thellë 5-0. Sulmuesi shqiptar u aktivizua titullar, për t’u zëvendësuar në minutën e 83-të nga trajner Van Bommel.
Manchester City bëri një “shaka” të vogël kur shkoi 0-1 në “Etihad” përballë Crvena Zvezdës, por me fillim e pjesës së dytë kampionët e Anglisë përmbysën shifrat shumë shpejt me dygolëshin e Alvarez dhe finalizimin e Rodrit, për ta mbyllur me fitoren 3-1.
PSG e nis mbarë rrugëtimin në Champions duke fituar 2-0 përballë Dortmundit me gola të Mbappesë dhe Hakimit, ndërsa Atletico barazoi 1-1 në fushën e Lazios. Në “Olimpico” golin e barazimit, “in extremis”, e realizoi me kokë portieri Provedel, diçka e pazakontë në futboll.
2-0 triumfoi Feyenoordi Ndaj Celtic, ndërsa Porto iu imponua 1-3 Shaktar Donetckut.