Një 32-vjeçare me iniciale M.M. ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç mëngjesin e sotëm.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit mbi mjetin nga ana e 32-vjeçares dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.
Drejtuesja e makinës është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.