Aktualitet EMRAT/ Shpallen kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

EMRAT/ Shpallen kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar listën e kandidatëve zyrtarë për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pas verifikimeve të kryera, janë përzgjedhur 7 kandidatë për vakancat në KLP.

Nga këto 7 kandidatura, do të zgjidhen vetëm 3. Konkretisht 2 prokurorë nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe 1 prokuror nga radhët e prokurorëve pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Lista e prokurorëve:

Afërdita Ndoi – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës

Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan

Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë

Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë

Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.