Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur para gazetarëve pasi ka vizituar vendin ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Ai ka treguar se disa prej terroristëve që janë identifikuar janë pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”.
“Ka qenë grup terrorist, pasi kanë qenë të kyçur ne akte terroriste, disa prej tyre të identifikuar edhe si pjesëtar të organizatës terroriste Mbrojtja Civile”, tha Sveçla.
Po ashtu Sveçla ka theksuar se Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit të rëndë, armatim këmbësorie, eksploziv, uniforma dhe pajisje për barrikada.
“Ishin pajisje për qindra sulmues. Kanë dështuar falë angazhimit të jashtëzakonshme dhe sakrificës së policëve të Kosovës”, shtoi ai.
“Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmojnë Policinë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Brenda ka një numër pelegrinësh, jemi duke munduar që t’i identifikojmë ata”.