Kryesore “S’mund ta justifikoj vrasjen e policit shqiptar”, Vuçiç justifikohet: Kurti dëshiron të...

“S’mund ta justifikoj vrasjen e policit shqiptar”, Vuçiç justifikohet: Kurti dëshiron të fusë Serbinë në luftë me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media në Beograd, ka provuar të justifikohet pas tensioneve të fundit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke e akuzuar kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare.

“Fajtori i vetëm për atë që po ndodhë në veri – me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare – është Kurti. Gjatë gjithë kohës ka provokuar dhe vazhdon të provokojë. Dhë më vjen keq që një grup i serbëve ka rënë në provokimet e tij. Kurti dëshiron konflikt dhe luftë. Dëshira e tij jetësore është që ta fusë Serbinë ne luftë me NATO-n”, ka thënë Vuçiçi.

Presidenti serb ka pandehur se “kjo është dita më e vështirë” për Serbinë që prej vitit 2004 dhe 2008, derisa duke shtuar se Serbia s’ka kontroll efektiv në Kosovë, ai ka njoftuar se autoriteteve serbe u është dashur shumë kohë që të kuptojnë se çfarë ka ndodhur të dielën në Manastirin e Banjskës në Zveçanin e banuar kryesisht me serbë etnikë.

“Në të vërtetë do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do ta bëjmë vlerësimin e kësaj. Mbrëmë rreth orës 2 një grup i serbëve nga Kosova i kanë vendosur dy kamionë në Banjskë pastaj vjen Policia e Kosovës që tenton t’i largojë ato barrikada dhe pason konflikti, ku është vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur”.

Ai theksoi se në asnjë mënyrë nuk e fal vrasjen e policit në Kosovë dhe as që do e justifikoj ndërsa lëshoi akuza ndaj Albin Kurtit, duke thënë se ai është organizatori i kaosit.

Më tej ai nënvizoi se policia e Kosovës ka përdorur snajperë dhe goditën shtëpi private në Banjskë.

“Nuk dua të arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është për t’u gjykuar. Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë. Ka këtu një gjë të pabesueshme, për vetëm 1 orë e 20 minuta, ata dhjetëra serbë, ishin nën rrethimin e plotë të shqiptarëve. U bë një sulm brutal ndaj serbëve dhe bëmë pyetjen pse nuk e bëri këtë KFOR se mund të kishte më pak viktima.

3 serbë nga Kosova kanë vdekur nga zjarri i snajperit nga një largësi e madhe ku nuk ka pasur nevojë që të likujdohen. Kemi frikë se ka vdekur dhe një i katërt. Ne e kemi monitoruar çdo gjë që ka bërë policia shqiptare dhe po presim që t’i ofrojmë ato dëshmi.

Ne kemi inicizime zanore qysh policët shqiptarë qeshin dhe thonë “le t’i lëmë të vdesin”. Kemi xhirime që e vërtetojnë një gjë të tillë. Presim që këtë ta konfirmojë dikush. Ata shfrytëzuan snajperë dhe qëlluan dhe në shtëpi private ku nuk ishte askush, ishin të moshuar aty. Manastiri dhe kisha në asnjë mënyrë nuk janë përfshirë në këtë situatë.

Sipas informacioneve tona, ata persona kanë ardhur në Manastirin e Banjskës pasi kishin dy të rinj të cilët ishin lënduar dhe kishin nevojë për ndihmë . Kjo ishte arsyeja pse ata e bënë atë. Pastaj revolucioni i rrotullimit filloi këtë mëngjes. Njëherë u shkoi në mendje që të akuzonin sërish Serbinë. Thonë se është mjet xhandarmërie. Nuk është një mjet i xhandarmërisë”, tha presidenti serb.