Sport Ibrahimovic rrëfehet te Piers Morgan: Nuk bëj shaka kur them se jam...

Ibrahimovic rrëfehet te Piers Morgan: Nuk bëj shaka kur them se jam Zoti

Zlatan Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë, as tani që ka reshtur së luajturi futboll. Suedezi është rrëfyer për Piers Morgan dhe, pavarësisht se intervista e plotë do të publikohet vetëm të enjten më 5 tetor, disa copëza prej saj të lënë të hamendësohet se cili do të jetë toni i bisedës: “Nëse do të luash me zjarrin, unë do të sjell zjarr, por do të digjesh – ishin fjalët e para të ish-sulmuesit, në një pyetje hyrëse në të cilën pyetet nëse do të jetë vërtet vetvetja. Kur them se jam Zoti, mendoni se po bëj shaka apo jo? Nuk bëj shaka.”

Unë protagonisti i keq në një film të James Bond? Do ta kisha shtypur – vazhdon Zlatan -. Por unë jam shumë i shtrenjtë, nuk punoj falas”.

Një nga temat e përsëritura në intervistat e Ibrahimovic është ajo në lidhje me marrëdhënien e tij të stuhishme, për ta thënë më butë, me Pep Guardiolën: “Herën e parë që e takova ai më tha ‘Mos harro se lojtarët këtu (te Barcelona.) nuk prezantohen me Ferrari’ Unë shkova me atë dreq Ferrarin tim”.

Mes një batute e një tjetre (“kushdo që mendon se të shënosh një gol është më mirë se seksi, ka problem me seksin dhe duhet të marrë ndihmë”, ose “nuk shkova tek Arsenali, sepse unë nuk bëj audicione, jam më i miri dhe kaq”), ka vend edhe për anën më njerëzore të Ibrahimovic:

“Raiola? Ishte një humbje e madhe. Ai nuk ishte thjesht një menaxher, ai ishte gjithçka për mua. Më mungon ende, të gjithëve u mungon”.