Bota Udhëtimi i fundit i senatorit amerikan, vdes bashkë me gruan dhe dy...

Udhëtimi i fundit i senatorit amerikan, vdes bashkë me gruan dhe dy fëmijët pas rrëzimit të avionit

Senatori amerikan, Doug Larsen, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ajror me avion në Utah, raporton CNN.

Avioni që transportonte Doug Larsen dhe familjen e tij u rrëzua pak pasi u ngrit në afërsi të Moab të Utahut. Si pasojë e aksidentit, vdiq edhe piloti i avionit. Larsens po vizitonin familjen në Scottsdale, Arizona.

Sipas “Associated Press”, vdekja e Larsen u konfirmua fillimisht nga udhëheqësi i shumicës në Senatin e Dakotës së Veriut, David Hogue në një email drejtuar kolegëve të tij.

“Nuk jam i sigurt se ku fillon zia me një tragjedi të tillë, por mendoj se fillon me lutjet për gjyshërit dhe të gjithë të afërmit e Doug dhe Amy”, tha Hogue.

Sipas Zyrës së Sherifit të Grand County, avioni ndodhej në një zonë të largët në kufi me aeroportin. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha në median sociale “X” se po kryhen hetime për rrëzimin e avionit “Piper PA-28-140” pranë Utah.

Aeroporti Canyonlands mbetet funksional, ndërkohë që hetimi zhvillohet.