Kryesore A i trembet luftës Kosovë-Serbi? Si përgjigjet Edi Rama

A i trembet luftës Kosovë-Serbi? Si përgjigjet Edi Rama

Nga Spanja, Kryeministri Edi Rama tha se duhen marrë masa që të mos nisë lufta mes Kosovës dhe Serbisë. Ai këmbëngul që dialogu mes dy vendeve duhet të vijojnë.

“Luftë është fjalë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masa duhen  marrë. Ne po e ndjekim situatën nga shumë afër dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë, është gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën KFOR-in në Veri sepse kufiri atje është bërë shumë transparent dhe shpresojmë që dialogu do të vijojë”, është shprehur Rama.

Këto deklarata, kreu i qeverisë i bëri gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian që mbahet në Spanjë. Pyetur për situatën në veri të Kosovës, ai tha se është “shumë i shqetësuar për shkak se rreziku sa vjen dhe shtohet nga viti në vit”.

Nga ana tjetër, u ndal të fliste dhe për qëndrimin e tij kundër Bashkimit Europian, sipas së cilit tha se Serbia duhet të ndëshkohej nga BE për ngjarjen e 24 shtatorit.

Ai tha se për Bashkimin Europian do duhet të ishte e mjaftueshme për ta dënuar Serbinë, për aq kohë sa vendosën që të shpallin ditë zie për vdekjen e terroristëve që vranë policin në Kosovë.

“Për herë të parë, në të paktën 10 vite, Shqipëria nuk është në një mendim me BE, specifikisht për këtë (ndëshkimin e Serbisë), ne kemi qenë gjatë gjithë kohës me BE që autoritetet e Kosovës të jenë konstruktive në dialog dhe të marrim më të mirën e planin franko-gjerman, sepse është një marrëveshje shumë e mirë për Kosovën dhe rajonin, por në të njëjtën kohë, kur Republika Serbe mban ditë zie për vdekjen e kriminelëve që vranë policë, ishte mjaftueshëm për BE të thonë që kjo nuk është europiane dhe e papranueshme dhe e ndëshkueshme”, përfundoi Rama.