Aktualitet Qëlloi me grusht policin rrugor se i kërkoi dokumentet, në pranga 27-vjeçari...

Qëlloi me grusht policin rrugor se i kërkoi dokumentet, në pranga 27-vjeçari në Vlorë

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Vlorë, pasi së bashku me një tjetër kanë kundërshtuar dhe kanë goditur me grusht efektivin e Policisë Rrugore, i cili ka kërkuar dokumentacionit e automjetit që drejtonte i riu.

Në pranga ka rënë D. H., 27 vjeç, banues në Vlorë dhe nën hetim është vënë K. C., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi kanë kundërshtuar kontrollin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte shtetasi D. H. dhe kanë goditur me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor Vlorë.