Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij ministrin e Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis.
Rama ka ndarë foto nga ky takim në Facebook, ku shkruan: ‘Takim me Ministrin e jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis’.
Pa dhënë më shumë detaje mbi çfarë është diskutuar, kreu i qeverisë ka lënë të kuptohet me ikonat mbi fotot se bëhet fjalë për bashkëpunim mes dy shteteve.
Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës kanë arritur pikën më të ulët për shkak të burgosjes së Fredi Belerit, ndërsa kërcënimet e Greqisë kanë qenë të panumërta.
Ndërkohë, Rama u kthye sot nga Granada e Spanjës, atje ku ishte në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Temë kryesore në diskutimet e liderëve ishte edhe situata e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.