Kryesore Kupa e Botës 2034, Rama: Shqipëria do mbështesë kandidaturën e Arabisë Saudite

Kupa e Botës 2034, Rama: Shqipëria do mbështesë kandidaturën e Arabisë Saudite

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria do të mbështesë kandidaturën e Arabisë Saudite për Kupën e Botës 234.

“Shqipëria do ta mbështesë me kënaqësi ofertën e Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2034. Jam i bindur që Arabia Saudite do të mahnisë jo vetëm 3.5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më popullor në planet e cila do të vijë pas zbatimit të Vizionit 2030 nën udhëheqjen e madhe të Princit të saj të Kurorë, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkruan Rama në platformën ‘X’.

Kujtojmë që procesi për Kupën e Botës 2034 ka nisur më 4 tetor të këtij viti. Për shkak të politikës së rotacionit të konfederatave të FIFA-s, vetëm federatat anëtare nga Konfederata e Futbollit Aziatik dhe Konfederata e Futbollit të Oqeanisë kanë të drejtë të presin këtë Kupë Bote.

Afati përfundimtar për të shprehur interes për kandidatura është 31 Tetori.

Botërori i fundit u zhvillua Katar dhe u fitua nga Argjentina.