Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e Hamasit kundër Izraelit.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë ka publikuar një foto të dy flamujve, ai shqiptar dhe izraelit, pranë njëri-tjetrit, ku thekson se Shqipërisë qëndron e vendosur fort kundër terrorizmit.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama.
Mëngjesin e kësaj të shtune grupi i Hamas, u infiltruan në jug të Izraelit me parashuta, nga toka dhe deti, në një mësymje të papritur. Kryeministri Benjamin Netanjahu, tha se ishin në lufte, dhe u zotua se armiku do të paguajë një çmim të lartë.
I strongly condemn the terrorist attack by Hamas against Israel. We stand firm against terrorism. Our thoughts are with the victims, their families and all of Israel.@netanyahu pic.twitter.com/1aWZTulmfm
— Edi Rama (@ediramaal) October 7, 2023