Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë te ish-Fusha e Aviacionit.
58-vjeçari me iniciale T.M. ka ndërruar jetë si pasojë e një defekti të ndodhur në ashensorin e një pallati në ndërtim e sipër që ka rënë nga kati i parë në katin minus një.
Policia njofton se për të ndjerin, familjarët kishin kallëzuar se ditën e djeshme nuk ishte kthyer në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.