Shërbimi Shëndetësor Ndërkombëtar thotë se gratë në moshë të re, për të cilat kanceri i gjirit mund të jetë i trashëguar nga mamaja, ose gjyshja e saj, duhet të kontrollohen disa herë në vit, në mënyrë që të kuptojnë në kohë sëmundjen, nëse janë të rrezikuara.
Sipas të dhënave të përgjithshme nga shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli, mamografia duhet të fillojë në moshën 40-vjeçare, por sipas një studimi të kohëve të fundit, kontrollet mjekësore për kancerin e gjirit duhet të fillojnë që në moshën 30 vjeç të gratë të cilat, kanë pasur një paraardhës të prekur nga kanceri.
Autorët e studimit thanë se duheshin më shumë analiza për të vërtetuar këtë qasje të tyre, por Elyth Morgan, shefi ekzekutive e organizatës jo fitimprurëse për mbrojtjen e grave, bëri thirrje se programet e shërbimeve shëndetësore duhet të shqyrtojnë edhe mundësitë që kanë gratë në moshën 30-35 vjeçare për të kryer mamogrfinë.
Studimi u krye nga pedagogët në Universitetin e Mançesterit. Ata ekzaminuan 2,899 gra nga mosha 30-35 vjeç, të cilat kishin pasur paraardhës të prekur nga kjo sëmundje dhe rezultuan se ishin të rrezikuara. Ekzaminimi zbuloi tumorin e kancerit të gjirit tek 35 gra, shumica e të cilave ishin nën moshën 40 vjeç, por fatmirësisht ishin fazat fillestare dhe sëmundja nuk kishte arritur në nyjet limfatore, një shenjë se tumori nuk ishte përhapur në trup.
“Nëse mjekët do të kuptojnë sëmundjen më herët, ato nuk do të jenë të rrezikuara dhe do të mund të shpëtohen shumë gra për një kohë shumë të shkurtër,” tha një zëdhënëse e shërbimit shëndetësor ndërkombëtar .
Gjithashtu ajo u shpreh se mbijetesa nga kanceri i gjirit është në nivel shumë të lartë në krahasim me të shkuarën, por gjatë gjithë kohës shkenca avancon dhe mjekësisë duhet përmirësuar. /BBC/