Extra Nga dialogu te puthjet, si ishte Luiz Ejlli në film dhe a...

Nga dialogu te puthjet, si ishte Luiz Ejlli në film dhe a janë sërish ‘armiq’? E zbulon Olta Gixhari

Olta Gixhari ishte e ftuar të shtunën në “Më lër të flas” ku tregoi më shumë për rolin e saj si Jonida.

Aktorja u shpreh e emocionuar për mënyrën si është pritur filmi nga publiku. Ndërkohë, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj donin të dinin më shumë për bashkëpunimin mes saj dhe Luiz Ejllit, që në film është burri si saj (Besi).

Luizi në fil ka luajtur veten, tha Olta.

“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”.

Romeo e pyeti aktoren për puthjet në film mes saj dhe Luizit.

“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”, u përgjigj ajo.

Por, çfarë ka thënë Dori, bashkëshorti i Oltës?

“Më tha ishe shkëlqyeshëm në film. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur”, tha Olta.

U përfol se gjatë xhirimeve të “Në Kuadër të Dashurisë” Olta dhe Luizi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

Ajo e shmangu përgjigjen teksa u pyet nëse flasin apo jo me njëri-tjetrin.

“Kemi qenë bashkëpunues shumë të mirë, të dy donim që filmi të dilte mirë. Në zemrën time nuk ka urrejtje. Unë jam tip që nuk mbaj inat. 5 minuta e kam dhe pastaj të përqafoj”, tha Olta.