Aktualitet Operacioni “Shpirti”, 150 vite burg për trafikantët e drogës

Operacioni “Shpirti”, 150 vite burg për trafikantët e drogës

150 vite burg dha gjykata e Posaçme për 15 persona të arrestuar në vitin 2021 në kuadër të operacionit “Shpirti”, të akuzuar për trafik narkotikësh drejt Italisë dhe grup kriminal.

Dënimin më të lartë e mori shtetasi Aleks Mamaj me 15 vite burg, teksa me 3 vite burg u dënua edhe ish- efektivi i Policisë, Festim Lelaj.

Të gjithë të pandehurit përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Aleks Memaj – 15/10 vjet

Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj

Erind Hysomemaj – 12/8 vjet

Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet

Toni Kushi – 12/8 vjet

Mariglen Çaçi – 12/8 vjet

Aleksandër Neço – 12/8 vjet

Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)

Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet

Malton Lleshi – 12/8 vjet

Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal)

Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg

Festim Lelaj – 3/2 vjet