Kryesore Bllokohet Parlamenti/ Deputetët e opozitës kthejnë përmbys karriget e ministrave, dështon zhvillimi...

Bllokohet Parlamenti/ Deputetët e opozitës kthejnë përmbys karriget e ministrave, dështon zhvillimi i seancës plenare

Bllokimi i sallës së Kuvendit nga deputetët demokratë, ka sjellë dështimin e zhvillimit të seancës plenare. Në këto kushte, nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj njoftoi mbylljen e seancës së sotme parlamentare.

Kjo erdhi pasi demokratët ditë më parë paralajmëruan qëndresë në seancën plenare të ditës së sotme, pas rrëzimit që mazhoranca i bëri tre kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, përbërjes së Komisionit të Reformës Elektorale, si dhe përjashtimit të deputetëve nga punimet e Kuvendit.

PD njofton se “prej 2 muajsh edhe pse mazhoranca ka shprehur njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha”.