Aktualitet Korrupsion në zgjedhje, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla

Korrupsion në zgjedhje, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla

SPAK ka marrë të pandehur Edison Memollën, kryebashkiakun e Rrogozhinës.

Sipas SPAK, Memolla akuzohet për “korrupsion në zgjedhje”.

Ai u shpall fitues në zgjedhjet vendore të 14 majit, por KQZ vendosi ripërsëritjen e tyre. Më 14 maj, Edison Memolla i PS-së siguroi 5129 vota, kurse Shkëlqim Hoxha i “BF”, 5108 vota. E ndërsa në zgjedhjet e ripërsëritura, PS-ja thelloi avantazhin ndaj kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha me një diferencë prej 1752 votash.

Ndërkohë, Memolla është paraqitur në SPAK edhe më herët ku u mor në pyetje nga prokurorja e SPAK Manjola Kajana për të dhënë deklarime në lidhje me disa punësime fiktive të personave në bashki, që dyshohet se ishin jashtë vendit, ndërkohë që paguheshin si punonjës të Bashkisë.

Gjithashtu, sipas një materiali audio, Memolla i ka kërkuar elektricistit të zonës në Rrogozhinë që të mos i shkëpuste energjinë elektrike një zonje që nuk kishte kryer pagesën e dritave, deri sa të kalonte muaji i zgjedhjeve.