Bota Krijohet qeveria e re malazeze: Shqiptarët marrin numrin dy të qeverisë dhe...

Krijohet qeveria e re malazeze: Shqiptarët marrin numrin dy të qeverisë dhe tre ministri

Pas disa muajsh negociatash që nga zgjedhjet e 11 qershorit, javën e ardhshme Mali i Zi do të ketë qeverinë e re të drejtuar nga Miljoko Spajiç.

Në këtë qeveri të re bie në sy bashkëqeverisja mes shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve, ndërsa jashtë saj janë lënë boshnjakët. Kështu në bazë të marrëveshjes zyrtare të nënshkruar nga partitë e koalicionit të ri qeveritar.

Nik Gjeloshaj do të jetë zv/kryeministër për Politikat Ekonomike si dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Fatmir Gjeka do të jetë ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Marash Dukaj do të vijojë të jeteë ministër për Administratën Publike. Genci Niman Begu do të mbajë postin e nënkryetarit të parlamentit të Malit të Zi ndërsa kryeparlamentar do të jetë kreu i partive pro serbe Andrija Mandiç.

Serbët po ashtu do të kenë në fund të vitit 2024 një post zv/kryeministri si dhe katër poste ministrash në qeverinë e Spajiç. Me votëbesimin në parlament qeveria e Spajiç do të zë vendin e asaj në detyrë të Dritan Abazoviç.