Aksionin politik të tij dhe atë të Lulzim Bashës, kryedemokrati Sali Berisha e krahason duke thënë “si nata me ditën”. Në konferencë me gazetarët, Berisha shprehet se Basha i ka tradhtuar aksionet e demokratëve, të cilat thotë se ai vetë i ka mbrojtur edhe kur nuk ka pasur funksione drejtuese. Gjatë fjalës së tij, Berisha e quan Bashën “fatkeqësi për opozitën”
Gjatë fjalës së tij, Berisha e quan Bashën “fatkeqësi për opozitën”
“Ndryshimi është si nata me ditën. E para është se ai tradhtoi aksionet e demokratëve kurse unë ju dal për zot atyre deri në ditën e fundit të jetës time. Unë i kam dalë zot atij aksioni edhe kur nuk kisha asnjë funksion drejtues, ndryshimi është shumë i madh. Koha provoi se ai ishte një fatkeqësi, nuk po e lëshoj gojën më shumë. Ai përdori forcën politike për qëllime tërësisht personale, këto janë të faktuara dhe do të faktohen prapë gjëra të tjera. A e dëgjuat ju historinë e kullave? Ky i kishte vënë gjobë atij prandaj e sulmonte. Absolutisht! Papulin e paska sulmuar në Parlament sepse po ndërtonte kulla ai. Kur del e shkon pastaj, merr vila tek Papuli. Ai ishte një fatkeqësi për opozitën. Nga ta dija unë se ai ishte i tillë? Tani dalin gjërat”, tha Berisha.
Berisha: Në zgjedhje do futemi me koalicion, por PD do ketë logon që i takon
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2025, kryedemokrati Sali Berisha thotë se do të futen pa diskutim me koalicion. Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, kryetari i PD-së Berisha shprehet se PD-ja në zgjedhje do të ketë logon që i takon.
“Ne jemi në betejë dhe ne do të bëjmë gjithçka, qëllimi i kësaj beteje është që shqiptarët të votojnë të lirë. Kur them që shqiptarët të votojnë të lirë, të respektohen ligjet që u shkelën një për një. Ju thoni se fitoi, unë them se i vodhi. T’i thuash atij që vjedh, fitove, në rastin e zgjedhjeve, është si t’i thuash atij që vjedh në një shtëpi, që nuk është plaçkë e vjedhur, por është e jotja. Nuk mund të shkohet më me një logjikë. Kur ai vjedh, nuk jam në gjendje të them sa fituam, por jam në gjendje të them këtë, se duke mos pasur në gjysmën e komisioneve, komisionerë dhe numërues, duke mos pasur emrin e kryetarit të koalicionit në fletën e votimit, duke pasur zero financime për 61 kandidatë, krahasuar me 1.2 milionë që mori Lul Brava, duke shpërndarë zarfin te 683 mijë pensionistë, me 50 mijë lekë, po them këto publiket, ai zgjedhjet me diferencë 100 mijë vota nuk i ka fituar kurrë. Se këto së bashku janë të paktën 200 mijë vota. Kjo është e vërteta. Ndaj ne në zgjedhje do futemi pa diskutim me koalicion, por PD do ketë logon që i takon asaj. Ne po ecim, do e mbajë Gjykata e Lartë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, pastaj ne do shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim te drejtësia evropiane dhe do fitojmë kauzën tonë të drejtë”, tha Berisha.