Aktualitet Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi është rizgjedhur për një mandat tjetër në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Pas numërimit të votave, Skënder Gjinushi kishte marrë 51 të preferencave nga 54 anëtarë që morën pjesë në një proces ku nuk kishte kandidatë të tjerë, kjo për shkak të tërheqjes së Artan Fugës.

Procesi i votimit është shoqëruar me kundërshti, pasi mediat nuk janë lejuar që të marrin pjesë.

Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.