Bota Lufta Izrael-Hamas, Blinken paralajmëron Iranin: Mos guxoni të përfitoni nga situata

Lufta Izrael-Hamas, Blinken paralajmëron Iranin: Mos guxoni të përfitoni nga situata

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork po zhvillohet një debat për luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Ai vjen përpara një votimi të pritshëm për “pauzat humanitare” për të lejuar ndihmat për të hyrë në Gaza.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, iu drejtuaseancës, duke u thënë udhëheqësve që Izraeli ka një “detyrim për të mbrojtur veten” raporton Sky News.

Ai tha se të paktën 33 qytetarë amerikanë vdiqën gjatë sulmit të Hamasit dhe bën thirrje që të gjithë pengjet të lirohen menjëherë.

Ai theksoi se pauzat humanitare duhet të merren parasysh në konflikt dhe SHBA po punon me Egjiptin, Izraelin dhe OKB-në për të ndërtuar mekanizma për të lejuar që ndihma të arrijë civilët në Gaza.

Gjatë gjithë konfliktit, SHBA ka paralajmëruar që vendet e tjera të mos përfitojnë nga situata dhe të “zgjerojnë” luftën.

Blinken përsërit këtë paralajmërim, duke thënë: “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet, por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, mos gaboni, ne do të mbrojmë popullin tonë, do ta mbrojmë sigurinë tonë me shpejtësi dhe vendosmëri”.