Politika Shkëlzen Berisha nxjerr postimin: Avokatja që iu caktua Berishës, patronazhiste e Ramës

Shkëlzen Berisha nxjerr postimin: Avokatja që iu caktua Berishës, patronazhiste e Ramës

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar sërish për avokaten kryesisht nga shteti që u caktua nga GJKKO për mbrojtjen e kreut të Rithemelimit.

Shkëlzen Berisha ka shpërndarë një “screenshot”, ku thotë se avokatja Valentina Teodoresku ka shpërndarë një prej postimeve të kryeministrit Edi Rama.

“Gjykatësja e Ramës, godet sërish! Pas avokat “bishës” cakton për avokate të Berishës, patronazhisten e Ramës”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.

Pas bojkotit të dy avokatëve mbrojtës të Sali Berishës, GJKKO caktoi avokatin Artan Simoni, por e largoi pasi u publikua një status që ai kishte bërë para pak ditësh për ish-kryeministrin.

Me largimin e Simonit u caktuan avokatet Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati të cilat gjithashtu u tërhoqën sot, duke bërë që GJKKO të caktojë një tjetër avokat nga shteti, Valentina Todoreskun, e cila është e avokatja e katërt e caktuar kryesisht për të përfaqësuar Berishën.